... Nami.al

E rëndë në Mirditë/ Vritet një person me armë zjarri (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Mirditë, ku një person ka mbetur i vrarë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon drejt Spaçit.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja. Viktima është identifikuar si shtetasi Valter Lleshi, 45 vjeç.