... Nami.al

E rëndë në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë 3 vjeç

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Kamenicë në aksin Korçë-Ersekë.

Një mjet tip fuoristradë ka goditur një fëmijë 3 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Korçës.

Sipas policisë, fëmija ka qenë duke lëvizur në aksin nacional kur është goditur nga mjeti, i cili po lëvizte nga Korça në drejtim të Qafës së Qarrit.

Në momentin e aksidentit, mësohet se fëmija ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij.

Drejtuesi i mjetit ka tentuar të shmangë përplasjen me 3-vjeçarin dhe ka përfunduar në anën tjetër të rrugës.

Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në komisariatin e Korçës ku po merret në pyetje për të sqaruar më shumë dinamikën e këtij aksidenti.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Korçë–Ersekë, në fshatin Kamenicë, automjeti tip “Nisan”, me drejtues shtetasin Sh. V., 76 vjeç, ka përplasur dy këmbësorë (nënë e bir), shtetasen Sh. M., rreth 44 vjeçe, dhe djalin e saj të mitur, rreth 3 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, në spital ka ndërruar jetë fëmija i mitur, ndërsa shtetasja Sh. M, po merr ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor shoqëruan në Komisariat drejtuesin e automjetit, shtetasin Sh. V., për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.