...
Ka nisur marshimi masiv i qytetarëve, të cilët po lëvizin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u vendosur në protestë përpara godinës së Kryeministrisë.
Numri po shtohet nga minuta në minutë, ndërsa në mbarë aksin kryesor të kryeqytetit ushtojnë thirrjet e njëzëshme për largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë.
“Opozita është përpjekur të kapë protestën: por nuk do e prishë kurrë këtë magji të popullit”, u shpreh me megafon aktivisti Alben Kola, duke shtuar se “kërcënimet më të mëdha i marrim nga njerëzit e opozitës. Ata janë nongrata nga populli”
Nga ana tjetër, aktivistët u kanë bërë thirrje protestuesve të mos bien pre e provokimeve dhe të mos i bashkohen mitingut të PS-së në sheshin “Italia”, aty ku po mbahet 35-vjetori i themelimit të PS.
Sot është protesta e 13-të radhazi në kryeqytet, ndërsa kërkesa e revoltës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit, kërkojnë gjithashtu jo vetëm anulimin e planit për ndërtimin e resortit, por përsërisin pambarim thirrjen për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e Sali Berishës, përfshirë enturazhin e tyre politik.