...
Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët ka folur edhe për vendimin e SHBA-së për “non gratën”.
Pyetja e gazetarit: Lidhur me lajmin që erdhi nga SHBA për heqjen e sanksionit ndaj jush për lejimin e udhëtimin në SHBA. Nga komunikimi që keni pasur nga zyrtarët e SHBA, SHBA ka hequr edhe akuzat ndaj kush apo etiketimet në atë kohë si minus demokracioe dhe korrupsion madhor, apo është vetëm për pjesën e udhëtimin në SHBA për arsye specifike?
Sali Berisha: Dua të falenderoj edhe një herë administratën e presidentit Trump dhe Marco Rubion për korrigjimin e një padrejtësie të administratës së mëparshme të vendimit, të bazuar në lobimin korruptiv të Edi Ramës për ndalimin e hyrjes sime në SHBA. Dy gjëra do të theksoj, DASH ka dhënë përgjigjen më të qartë se nuk është në listën, është hequr nga lista e atyre që nuk mund të hyjnë në SHBA, ai dhe familjarët e tij, dhe personat e tjerë që nuk kanë lidhje me mua.
Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non grata, non grata bazohet në konventën e Vjenës, ndërsa dezenjimi për mos hyrjen në territoret e SHBA-së ka në bazë një ligj të kongresit të SHBA. Pse është bërë kjo ngatërresë, është bërë sepse shumica e njerëzve e marrin të tillë dhe nuk kisha ndërmend të angazhohesha në beteja semantike në një kohë që isha angazhuar në thelbin e çështjes. Thelbi është që Sali Berisha të hyjë në SHBA, kjo është marrë në interesat e SHBA. Së dyti ky vendim nuk është vetëm për personin, por edhe familjen e tij. Nuk kam bërë asnjë kërkesë për asnjë rrethanë, shëndetësore, ose të tjera. Kam shkuar në gjykatë, rast unik, këtë çështje dhe jam drejtuar instancave shtetërore pas ndryshimit të administratës, nuk u jam drejtuar para ndryshimit të administratës ndonëse kisha njohje persona duke nisur që nga kreu i asaj administrate tek të tjerë, kjo është e vërteta.
Pyetja e gazetarit: Për të mos rënë pre e dezinfomimit, kjo heqje non grate ose lejimi për të shkuar në SHBA është produkt i lobimit apo vendimmarrje vetëm i DASH? Keni lobuar apo jo?
Sali Berisha: Është një produkt në përputhje të plotë me ligjet që kanë Shtetet e Bashkuara. Mund të bësh çdo përpjekje, por nëse zyrtarët e SHBA-së e konsiderojnë jo të përshtatshme për vendin e tyre, çdo gjë përfundon në hiç. Por unë meqë jam këtu, falënderoj familjen time, bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, falënderoj të gjithë anëtarët e PD-së, miqtë e mi në Shqipëri dhe kudo që janë, për solidaritetin e tyre të jashtëzakonshëm, që kanë treguar ndaj meje për të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor. Falenderoj ata 500 mijë shqiptarë, që në kushte më të vështira, më të jashtëzakonshme të farsave të shëmtuara elektorale, votuan Partinë Demokratike dhe Sali Berishën, me mbi gjysmë milionë votash. Ndaj unë ftoj qytetarët, demokratët të vazhdojnë betejën tonë gjerë në realizimin e misionit tonë, rikthimin e votës së lirë dhe opozitës në pushtet.