...
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një motomjet është përplasur me një automjet.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e përgjegjësive dhe dinamikës së plotë të ngjarjes.