...
Policia e Gjirokastrës ka reaguar lidhur me tragjedinë e ndodhur pak më herët, ku një 15-vjeçar u gjet i mbytur në një pishinë.
Sipas njoftimit të policisë, 15-vjeçari dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak. Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.