...
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin e artit “Cllevio” është paraqitur këtë të mërkurë në GJKKO ku do të japë dëshminë e tij në lidhje me seancën gjyqësore që do të mbahet ndaj grupit të Laert Haxhiut.
Më herët është bërë me dije se Cllevio do të pyetet në lidhje me hetimet për tritolin e vendosur në biznesin e reperit Rigels Rajku, i njohur si Noizy.
Në momentin që këngëtari është futur në ambientet e GJKKO, ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij. Pas daljes nga GJKKO, reperi i pyetur për protestën qe ka ‘pushtuar’ Tiranën tha se mbështet Ramën.
“Jam me Ramën, se ai ështe bossi” u shpreh Cllevio.
Ngjarja ka ndodhur më 8 qershor 2022, ku shpërthimi me eksploziv shkaktoi dëme të konsiderueshme në pjesën ballore të butikut të njohur “Illyrian”, në qytetin e Durrësit.
Rasti mori vëmendje të madhe mediatike edhe për shkak të përplasjeve të ashpra në rrjetet sociale mes Kleviol Ahmetit dhe Noizyt.