...
Një sherr me grushte dhe të shtëna me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Velipojë.
Bëhet me dije se disa persona janë përfshirë në një konflikt dhe njëri prej tyre ka qëlluar në ajër.
Ndërkohë një nga personat e tjerë është dhunuar dhe është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës teksa po merr mjekim nga mjekët ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar të dy palët e përfshira dhe po punon për gjetjen dhe kapjen e tyre si dhe të personit që ka qëlluar me armë zjarri.
Sakaq, Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.