...
Detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Lozhan të Maliqit në qarkun e Korçës, ku një polic ka mbetur i vdekur, teksa gjatë shkëmbimit të zjarrit i plagosur ka mbetur një tjetër efektiv dhe vetë autori.
Viktima është identifikuar si Enea Mekolli ndërsa i plagosuri është Edison Adri.
Rrethanat janë ende të paqarta. Dy efektivët e Shqiponjave kanë qenë në ndjekje të një personi në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike i identifikuar si Violand Braçellari. Edhe ky i fundit mësohet se ka mbetur i plagosur.
Policia e Korçës pritet të dalë me një deklaratë për shtyp.