... Nami.al

“Falë tij nuk do ketë pasoja negative për natyrën” – Rama prezanton arkitektin e Zvërnecit: Po bëjnë çmos t’ia heqin nga duart Shqipërisë…

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish një reagim në lidhje me projektin e Zvërnecin, ku përmes një postimi në “Facebook” ai ka prezantuar personin i cili është kontaktuar për arkitekturën e peisazhit për këtë projekt.

 “Njihuni me artistin e madh të natyrës, arkitektin e pejsazhit Dong Yugan, nxënësin pasues të legjendarit Kungjan Yu dhe udhëheqësin e konsulencës mbi pejzazhin e mbrojtur në projektin e Zvërnecit”, ka shkruar Rama.

Teksa më tej përshkruan se Dong Yugan, ka prezantuar sot në Festivalin Bread&Heart në Tiranë, vizionin dhe shumë gjetje të studios ndërkombëtare Turanscape.

Në përfundim ai ka shkruar se në rast se njerëzit do të duan të shohin më shumë punën e kësaj studioje, do të kuptonin se: “falë edhe këtij talenti në skuadrën e yjeve që kanë formuar investitorët e projektit të Zvërnecit, ato 4 miliardë Euro që forca të caktuara po bëjnë çmos t’ia heqin nga duart Shqipërisë, nuk mundet kurrësesi të sjellin pasoja negative për natyrën”

Arkitetkti vetë ka shpjeguar disa projekte të tijat përgjithësisht në Japoni, të cilat kanë ndihmuar me përmbytjet.

Postimi i Ramës

JA NJERIU QË INVESTITORËT E ZVËRNECIT KANË KONTRAKTUAR PËR ARKITEKTURËN E PEJZAZHIT

Njihuni me artistin e madh të natyrës, arkitektin e pejsazhit Dong Yugan, nxënësin pasues të legjendarit Kungjan Yu dhe udhëheqësin e konsulencës mbi pejzazhin e mbrojtur në projektin e Zvërnecit

Ai sot prezantoi përpara një audience me plot arkitektë ndërkombëtarë në Festivalin Bread&Heart në Tiranë, vizionin dhe shumë gjetje të studios prestigjioze ndërkombëtare Turanscape, duke i mbresuar të gjithë me prezantimin e tij

Nëse do të shihni më shumë nga krijimtaria e studios Turanscape.com do ta krijoni vetë ndjesinë e sigurisë së brendshme, se falë edhe këtij talenti në skuadrën e yjeve që kanë formuar investitorët e projektit të Zvërnecit, ato 4 miliardë Euro që forca të caktuara po bëjnë çmos t’ia heqin nga duart Shqipërisë, nuk mundet kurrësesi të sjellin pasoja negative për natyrën, përkundrazi, do të sjellin një nivel të harmonisë me zhvillimin e natyrës që do të jetë një krenari për Shqipërinë dhe një dhuratë e Shqipërisë për vetë Europën