...
Zhvillohet sot në DPPSH konkursi për katër qarqet vakant në Policinë e Shtetit: për Durrësin, Lezhën, Fierin dhe Kukësin.
21 drejtues policie kanë aplikuar për këto pozicione. Sot do të zhvillohet edhe gara dhe më pas komisioni do të bëjë pikëzimin me pikë të secilit kandidat, nga të cilët katër nga lista fituese përzgjidhen nga Drejtori i Përgjithshëm për t’u emëruar në qarqet Fier, Durrës, Lezhë dhe Kukës.
Vende vakant janë edhe qarqet e Policisë Tiranë dhe Vlorë, për të cilët pritet të hapet edhe gara. Drejtuesit për këto dy qarqe priten të zgjidhen nga lista fituese e konkursit të sotëm.
Më poshtë, lista me kandidatët:
Adriatik Tafçiu
Arjanit Arapi
Artion Duka
Ermal Muçaj
Ervin Hodaj
Erzen Cera
Gjovalin Loka
Ndue Doçi
Xhevahir Karaj
Alfred Nomani
Alfred Elezi
Alket Shatro
Arben Nasufi
Ardrit Elmazi
Dashamir Spaho
Edvin Ndreu
Erion Ahmeti
Hergis Jica
Lorenc Shehu
Lorenc Meta
Ylli Doda
Nderkohë, pas komandimit të Ervin Ndreut si drejtor i Policisë së Vlorës, drejtor i Kufirit në Tiranë është komanduar Ermal Haxhi.