...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është paraqitur sot në SPAK, ku ka qendruar vetëm pak minuta.
Siç shihet nga pamjet, Karçanaj, ndaj të cilës është vendosur masa ‘detyrim paraqitje’ për skandalin në AKSH, ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e vetme.
Kujtojmë se ajo ishte në arrest shtëpie, por Gjykata e Lartë i lehtësoi masën e sigurisë, duke e lënë në detyrim paraqitje. Karçanaj është në mesin e 8 të pandehurve për skandalin me tenderat e AKSHI-t, të cilët akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke manipuluar procedurat tenderuese, favorizuar kompani dhe ushtruar presion ndaj operatorëve konkurrues.
Ndaj tyre u ngritën akuzat për veprat penale: konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë në tendera, grup i strukturuar kriminal, si edhe pastrim parash.