... Nami.al

Një peshkaqen i vogël del në breg në Lungomare të Vlorës

Një peshkaqen i përmasave të vogla ka dalë në breg në Lungomare të Vlorës.

Ai ka dëmtime në trup, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga mjete lundruese.

Mendohet se dëmtimet nga helikat e kanë prerë në disa pjesë, duke bërë që peshkaqeni të humbasë drejtimin dhe i lënduar të dalë deri në bregdet.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e shëtitores, ku ka edhe qarkullim të lartë të qytetarëve.

Menjëherë pas sinjalizimit, në zonë janë njoftuar strukturat përkatëse dhe ambientalistët, të cilët kanë ndërhyrë për largimin e kafshës nga bregu.