... Nami.al

Vrasja e ish-policit në Tiranë, Gjykata e Apelit urdhëron Prokurorinë të rinisë hetimet për të ‘fortin e Myslym Shyrit’!

Gjykata e Apelit në Tiranë urdhëron Prokurorinë të rinisë hetimet për vrasjen e ish-policit, Arben Bilali.

I akuzuar për atentatin është Gjergj Cukali, i njohur si “i forti i Myslym Shyrit”.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit:

Gjykata deklaroi “Ndryshimin e vendimit nr. – (s’ka) dt. 14.10.2020 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, si më poshtë:

– Mospranimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, sot

Prokuroria pranë Shkallës së Parë te Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

– Kthimin e akteve për vazhdimin e hetimeve në kuadër te procedimit penal nr.

1006 dt. 30.01.2019, regjistruar për veprat penale te “Vrasjes me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”, parashikuar nga nenet 78/2 dhe 278/2 të K.Penal, me person nën hetim Gjergj Cukali, sipas drejtimit e veprimeve të domosdoshme hetimore të përcaktuara në pjesën arsyetuese te ketj vendimi.

– Caktimin e një afati 3/mujor për kryerjen e këtyre veprimeve, afat i cili fillon nga momenti i njoftimit te këtij vendimi.

– Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet Drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së

Parë te Juridiksionit te Përgjithshëm Tiranë.

– Ndaj këtij vendimi lejohet rekurs sipas ligjit në Gjykatën e Lartë.