...
Safet Bajri, i njohur si i forti i Dobraçit, edhe pse është i burgosur në burgun e Reçit, duket se nuk e ka humbur ndikimin e tij.
Edhe pse pas hekurave, nuk kanë munguar surprizat për të fortin e Shkodrës, i cili akuzohet për një sërë ngjarjesh kriminale.
Miqtë e tij kanë ngritur për të një parashutë ku shkruhej se “Luani nuk trembet nga zhurmat e deleve”.
Kjo nuk është hera e parë që mbështetësit e tij ngrejnë parashuta për të, një e tillë fluturoi edhe për 41-vjetorin e Bajrit vitin e kaluar.