... Nami.al

Berisha: Shqipëria rrezikon një gjobë 500 mln euro për konfliktin e Aeroportit të Vlorës

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar situatën në Aeroportin e Vlorës. Sipas Berishës, kjo situatë është e papranueshme dhe pasqyron ndërhyrjen direkte të kryeministrit Edi Rama, e cila, sipas tij, mund t’i kushtojë Shqipërisë një gjobë prej të paktën gjysmë miliardi eurosh.

Berisha theksoi se konflikti midis ortakëve të investimit nuk mund të zgjidhet nga shteti në këtë mënyrë, duke dëmtuar investitorin kryesor dhe shkelur interesin publik, ndërkohë që qeveria ka kontrata të paracaktuara për pagesa që arrijnë 130 milionë euro për bileta të munguara gjatë 13 viteve.

Sali Berisha: Ajo që po shfaqet në aeroportin e Vlorës. Nuk marr anën të asnjë pale, sepse janë institucione të tjera ato që duhet të vlerësojnë.

Por vetëm një gjë ju garantoj, se mënyra se si po vepron Edi Rama, shkon sipas atyre të dhënave që kam, në një gjobë jo më pak se gjysmë miliardi euro kundër Shqipërisë. Në aeroportin e Vlorës mund të ketë kundërshtira midis ortakëve.

Por ndërhyrja e shtetit kundër atij që është investitor kryesor, përbën një akt të tmerrshëm të rëndë dhe i jep atij të drejtën për një dëmshpërblim që mund të shkojë më së paku 500 milionë euro. E gjitha kjo bëhet për këtë arsye.

Pyetje: Kush fshihet pas kësaj zoti Berisha?

Sali Beisha: Edi Rama. Askush tjetër të garantoj. Po të jetë kryeministër, po nuk mund të bëjë kurrë. Kjo është vetëm e Edi Ramës.

Ptetje: Pra Edi Rama a e pret në besë Zotin Pacolli?

Sali Berisha: Po ku ka besë Edi Rama. Po dëgjo. Aty nuk është koha të besë atij, nuk bëhet fjalë për besë, por problemi është këtu. Ka një interes publik. Po pse përzihet Edi Rama? Se është aksioner. Është kontrata, unë ua kam thënë, ua kam denoncuar disa herë.

Ku është çështja tani? Çështja është tek një 130 milionë euro të kontratës. Sipas kontratës të pashembullt, të pashembullt, qeveria shqiptare i paguan kompanisë çdo vit, për 13 vite, 10 milionë euro bileta të munguara.

Sepse për të vjedhur këtë duhet të thonin që ky është aeroporti më i madh i Ballkanit. E kuptoni ju? S’kanë fytyrë që janë këta, dhe tani, o burra duhet përzënë këtë që të marrim 10 milionshin në vit. E tëra është kështu.

Në qoftë se do ishte e drejtë as nuk çonte polici, as nuk çonte brigandë. Por palët, ortakët e zgjidhnin në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Po Edi Rama me aktet që ka kryer dhe me rrëmbimin që i bën sipas dokumenteve pronarit de facto të punimeve, autorit të punimeve, merr përsipër një gjobë më të rëndën që ka marrë shteti shqiptar gjer sot.

Dhe kjo vetëm e vetëm për të plaçkitur 130 milionë euro që i ka firmosur me dorën e tij të zezë në kundërshtim me çdo kriter, bileta të munguara.