... Nami.al

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet në SPAK!

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht kreu i hekurudhave, Ergys Verdho, ka dalë nga Prokuroria e Posaçme ku është thirrur në lidhje me çështjen hetimore.

SPAK e kishte thirrur për të dhënë shpjegime në lidhje me dosjen, por nuk jepen detaje të hollësishme nëse u pyet për Hekurudhat apo tenderët e ARRSH-së.

Vetë Verdho pasi doli nga Godina nuk dha prononcim për mediat, teksa u kap momenti i largimit nga institucioni.

Ergys Verdho e ka lënë detyrën si drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar në vitin 2021 pas dorëheqjes dhe ka marrë një tjetër post si kreu i KESH-it në atë kohë, në vend të Benet Becit që u zgjodh deputet i Shkodrës. verdho më pas u emërua në krye të Hekurudhave shqiptare.

Në vend të Verdhos për të marrë drejtimin e ARRSH është emëruar Evis Berberi, tashmë i arrestuar dhe në proces gjyqësor nga GJKKO për tunelin e Llogarasë, për të cilin është e pandehur edhe ish-zv/kryeministrja, Belinda Balluku.