...
Gjykata e Apelit ka liruar nga paraburgimi 5 protestues të Partisë Demokratike, të cilët u arrestuan pas protestës së të premtes në kryeqytet.
Gjykata vendosi ndryshimin e masës së sigurimit personal nga “Arrest në burg” në “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”; dhe lirimin e menjëhershëm për: Klemend Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvet Toçilla dhe Sem Bici.
Ata u arrestuan pasi akuzohen për përdorimin e molotovit dhe fishekzjarrëve dhe përplasjeve me policinë gjatë tubimit.
Ndërkohë, edhe një deputet i PD është proceduar për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.