... Nami.al

Video/ Qytetari përplas makinën në shkallët e Kryeministrisë dhe shkelmon derën e godinës!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur para ambienteve të Kryeministrisë, ku një qytetar shkelmon derën e institucionit.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga joq, qytetari ka hipur me makinë në trotuarin pranë godinës, ndërsa më pas është drejtuar tek hyrja kryesore.

Gjykatat ‘përmbyten’ nga dosjet, 150 mijë çështje në pritje!

Ai ka shkelmuar disa herë derën, ndërsa më pas është ulur pranë saj.

Pas kësaj situate policët të cilët ruanin institucionin i kanë kërkuar të largohet, por ai nuk i është bindur urdhërit të tyre dhe ka vijuar të qëndroj aty për disa minuta. 

Video e marrë nga joq:


Edhe pse nuk dihet shkaku, i cili ka çuar qytetarin drejt këtij veprimi.