... Nami.al

Ilir Beqaj kërkon lirinë, ofron 20 mijë euro garanci!

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme një kërkesë të re, ku kërkon zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest me burg” me një masë tjetër më të lehtë, duke ofruar edhe një garanci pasurore në vlerën 20 mijë euro.

Sipas informacioneve, kësaj here kërkesës i është bashkangjitur edhe vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë, i cili ka mbajtur qëndrim lidhur me aplikimin e masave të sigurimit personal si “arrest me burg”.

Beqaj aktualisht ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg” në kuadër të hetimeve të çështjes së njohur si dosja e SASPAC.