...
Në një bisedë telefonike ekskluzive me Corriere della Sera të shtunën në mëngjes, presidenti Donald Trump nuk pranoi të komentonte mbi zhvendosjen e trupave nga Gjermania, potencialisht drejt krahut lindor të NATO-s, ndërsa konfirmoi se “ende po shqyrton” mundësinë e zhvendosjes së trupave nga bazat italiane.
I pyetur pse kishte publikuar ditët e fundit në Truth Social një artikull të vjetër të Salvinit, presidenti u përgjigj: “Sepse më dukej i përshtatshëm”.
Për kryeministren Giorgia Meloni, një ditë pas vizitës në Romë të sekretarit të tij të Shtetit, Marco Rubio, Trump përsëriti: “Italia nuk ishte aty kur kishim nevojë për të. Dhe unë kam qenë gjithmonë për Italinë, ashtu si edhe vendi im”.
Korrenspondenti i Corriere i kujtoi presidentit se Italia mund të ofrojë anije çminuese pas armëpushimit në Iran, por ai e ndërpreu duke thënë edhe një herë: “Italia nuk ishte aty kur kishim nevojë për të”.
Ndërsa për letrën e përgjigjes së Iranit, e cila pritej mbrëmë, Trump tha se për momentin nuk dëshiron të komentojë.