...
Aktori i njohur shqiptar Robert Ndrenika do të ndjekë shqyrtimin e padisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado.
Në nisje të seancës, Ndrenika e takon, e puth në ballë dhe i thotë: Ç’të mbeti, vij e bëj unë.
Po ashtu në seancë merr pjesë aktori i njohur i humorit, Gazment Paja, Ardit Çuni dhe Arjola Demiri.
Kryebashkiaku kërkoi përmes avokatit Plarent Ndreca që seanca të transmetohej drejtëpërdrejt, por kjo u kundërshtua nga avokati i Prokurorit.
Në argumentimin e tij, Ndreca përsëriti se mbajtja e seancës publike është një parim kushtetues dhe është një rast që nuk cenon procesin.