...
Kryebashkiaku Veliaj ka kërkuar transmetimin e drejtpërdrejtë të seancës në Administrative, diçka që kundërshtohet nga avokati i prokurorit Ols Dado.
Në argumentimin e tij, Ndreca përsëriti se është një parim kushtetues dhe është një rast që nuk cenon procesin.
“E drejta e çdo qytetari për të qenë në një seancë gjyqësore, pra parimi kushtetues i publicitetit të seancës nuk mund të ndalohet përveçse kur cenohet integriteti i sallave, i një procesi gjyqësor që në këtë rast nuk ndodh. Kushtetuta përcakton lirinë e medias dhe ajo duhet të ketë në dispozicion mjetet që ta ushtrojë veprimtarinë e saj e lirë. Di të them që duhet të regjistrohet”, tha Ndreca ndërsa trupa gjyqësore u tërhoq në dhomën e këshillimit.
Megjithatë Gjykata vendosi lejimin e transmetimit në fillim të saj dhe në disa momente vendimi.
“Regjistrimin dhe transmetimin e pjesshëm të seancës, në çelje dhe në pjesë të seancës kur të japë vendime. Kamerat duhet të regjistrojnë palën paditëse ose gjykatën, jo të tjerë. Gazetarët mund të jenë të pranishëm dhe të mbajnë shënime, por jo regjistrime. Kamerat të fiken dhe mos të regjistrohet”, tha gjykatësi.