...
Efektivë të Policisë së Shtetit kanë nisur të vendosen gardh para Kryeministrisë, ndërkohë që pritet të nisë protesta e radhës kombëtare e thirrur nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Reshjet e shiut duket se po shtyjnë disi nisjen e protestës, ndërkohë që ka nisur grumbullimi i qindra qytetarëve para Kryeministrisë.
Rreth 1,500 efektivë policie do të angazhohen në terren për mbarëvajtjen dhe sigurinë gjatë protestës së opozitës.
Ndonëse nuk dihet skenari i PD-së, si zakonisht është vendosur një kordon metalik që rrethon perimetrin e godinës së kreut të qeverisë.
Ndryshe nga protesta paraardhëse në bulevard nuk është vendosur një podium, dhe nuk pritet të ketë fjalime politike nga lidershipi i PD-së.