...
Procesi për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike, dega Korçë është shoqëruar me tensione dhe debate, çka ka sjellë ndërprerje të procesit dy herë.
Edhe pse rinisi, pas një ndërprerje prej më shumë se dy orësh, debatet nuk kanë munguar.
Konflikti është zhvilluar për shkak të listës së votuesve pasi ka persona, të cilët janë ankuar se nuk kanë gjetur emrin. Në debat e sipër janë grisur edhe listat e votuesve.
Në ndërprerjen e parë të procesit, komisionierët morën kutitë e votimit dhe u larguan nga ambientet e selisë së partisë.
Drejtuesi politik i qarkut, Ivi Kaso, reagoi duke sqaruar se nuk ka pasur përplasje, por një bllokim të përkohshëm të procesit. Sipas tij, janë konstatuar tentativa për të votuar nga persona që nuk figurojnë në listat e anëtarësisë së PD-së.