...
Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar këtë të diel në një nga lagjet e qytet bregdetar, ku për fatin e keq humbën jetën dy fëmijë të mitur, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
Përmes një reagimi zyrtar Policia ka konfirmuar se fatkeqësisht dy të miturit nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të marra si pasojë e përplasjes me mjet nga 57-vjeçari me ininciale N.R.
Ndërkohë që miku i tyre, rreth 10 vjeç po transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Sa i përket shoferit, efektivët kanë bërë të mundur arrestimin dhe shoqërimin e tij për në komisariat.
57-vjeçar me ininciale N.R, rreth orës 14:20 përplasi me automjetin e tij tip “Benz” tre fëmijët e mitur, rreth moshës 10 vjeç, të cilët ishin duke luajtur me top në lagjen e tyre nr.15 në qytetin bregdetar.
Fatkeqësisht dy prej tyre nuk mundën t’i mbijetonin përplasjes duke ndërruar jetë në vend, ndërsa fëmija i tretë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë.