... Nami.al

E rëndë në Fier/ Sherr me thika në një lavazh, plagoset një i ri!

Një konflikt mes dy të rinjve në një lavazh në lagjen ‘15 Tetori’ në Fier ka përshkallëzuar në përdorimin e një mjeti prerës.

Si pasojë, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitali Rajonal Fier, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.