...
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e së shtunës në Shkodër.
Sipas policisë, aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër–Koplik.
Tre makina janë përfshirë në këtë aksident, ku ka humbur jetën pasagjeri i njërës prej tyre.
“Rreth orës 16:25, në aksin rrugor Shkodër–Koplik, në fshatin Grizhë, automjeti me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. X. dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin E. Gj.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Z. M., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin A.M., dhe janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja shtetasja Gj. M., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.