...
Gjykata e Lartë do të shprehet të hënën për njehësimin e praktikës gjyqësore sa i takon kushteve dhe kritereve për aplikimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Burime bëjnë me dije se të hënën në mesditë Kolegjet do të shprehen mbi kërkesën e Prokurorisë së Apelit Tiranë për rastin e Bektesh Zenelit, që u bë shkak për mbledhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë nëse do të ndryshojë ose jo vendimi njëhsues i vitit 2011, ku referohen aktualisht organet gjyqësore për caktimin e masës së arrestit.
Bashkë me vendimin pritet që në seancën publike të shpallet edhe vendimi mbi vendimmarrjen e Kolegjeve të Bashkuara, por nuk dihet si janë ndarë në vota 16 gjyqtarët pro dhe kundër. Që të miratohet ai vendim, duhet që shumica e gjyqtarëve të votojnë pro iniciativës së ndërmarrë nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.