...
Partia Demokratike publikon një ditë para përfundimit të afatit për regjistrimin e kandidatëve për kryetar të PD-së, vendimin e Komisionit Zgjedhor në parti për nisjen e procedurave për garën në krye të lidershipit.
Vendimi mban datën 18 mars 2026, por është publikuar vetëm ditën e sotme, ndërkohë që 30 prilli është dita e fundit kur kandidatët mund të paraqesin dokumentacionin.
Në vendim thuhet se Komisioni ka vendosur që “afati për depozitimin e kërkesës për kandidim, së bashku me dokumentacionin përkatës sipas parashikimeve të Statutit të PDSH-së, Rregullores së Brendshme të Partisë Demokratike dhe Kodit të Etikës, është data 30 Prill 2026 ora 12:00”.
Dokumentacioni përveç kërkesës për kandidim dhe CV-së përbëhet edhe nga formulari i plotësuar të pastërtisë së figurës.
Kriteret për kandidatët për Kryetar të PDSH-së janë:
Anëtar i Partisë Demokratike, figurë me profil shumë të lartë publik dhe politik, me angazhim politik dhe elektoral të paktën 10 vjeçar në Partinë Demokratike;Të ketë eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar/rajonal në betejat politike të Partisë Demokratike, për kauza qytetare dhe politike;Të plotësojë kriteret e zgjedhshmërisë sipas ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.