...
Një qytetar në Gjirokastër u ka bërë thirrje deputetëe që të ndalojnë Paketën e Maleve, te cilën e cilësoi si mjetin për grabitjen e pronës, kullotave, ujit dhe tokës së fshatarëve.
Ai foli në takimin e organizuar për reformën e re territoriale ku theksoi se ligji në fjalë nuk do sjellë asgjë të mirë.
“Do doja të flisja pak ndryshe, jo shumë teknikisht. Reforma e 2014-ës, duam apo nuk duam ne, ka dështuar. Këtë reformë të re që do të bëhet, duhet ta përdorim pikë së pari që të ndalojmë gjakderdhjen e kombit. I bëj thirrje të gjithë deputetëve të mazhorancës, sepse këtë, këta do ta votojnë, këta i kanë votat.
Të bëjnë ç’është e mundur që nëpërmjet kësaj reforme të realizohet ndalesa e gjakderdhjes, të mos vazhdojë më sepse Shqipëria po braktiset. Pse po braktiset? Se s’ka shërbime, nuk ka shërbime. Dhe një thirrje të fundit, rrëzoni Paketën e Maleve.
Nëpërmjet Paketës së Maleve, edhe ata pesë fshatarë që kanë ngelur lart e poshtë nëpër male, do shkojnë investitorët do ua marrin burimet ujore, do ua marrin tokat, kullotat, pyjet, dhe ku do shkojnë ata njerëz.
Edhe thotë z.Rama e dëgjova pardje. S’ka punë me pronarët, se do i kompensojë qeveria.” – tha qytetari.