... Nami.al

“Në vend të 10 dritave ndizni vetëm 2” – Irani në krizë, por vendos kushte për paqen me SHBA

Ministri i Jashtëm Iranian, Abas Arakci tha se kishte parashtruar kërkesat e Iranit dhe rezervat lidhur me pozicionin amerikan të shtunën, teksa Islamabadi organizoi një përpjekje të re për ti dhënë fund luftës që ka vrarë me mijëra e ka tronditur tregjet globale.

“Shpjeguam parimet tona lidhur me zhvillimet e fundit sa i përket armëpushimit dhe përfundimit të plotë të luftës së imponuar ndaj Iranit”, u bë e ditur në një deklaratë.

Ndërkohë një burim diplomatik iranian deklaroi për agjencinë e lajmeve Reuters se ata nuk do të pranojnë kërkesat maksimaliste të shteteve të bashkuara.

Forcat e armatosura të Irani sakaq kërcënuan të kundërgjigjen nëse SHBA vijon bllokadën në Ngushticën e Hormuzit.

Presidenti Mahumud Pezeshkian i bëri thirrje popullit të kontrollojë konsumin e elektricitetit ndërsa bllokada ndaj porteve vijon.

“Armiqtë po shkatërrojnë infrastrukturën dhe po na vendosin nën rrethim që kënaqësia e tanishme e njerëzve të kthehet në pakënaqësi.

Në vend të 10 dritave ndizni vetëm 2”, ishte deklarata e Pezeshkian.