... Nami.al

“15 bashkëpunëtorë të Sigurimit u propozuan për tituj nderi” – Raporti i Autoritetit të Dosjesve

Regjimi komunist ka 35 vite që ka rënë, por ish-bashkëpunëtorët vijojnë të shfaqen në shoqërinë shqiptare.

Raporti vjetor i Autoritet të Dosjeve nxjerr në pah se nga kontrollet e kryera për vitin e shkuar, kanë rezultar 15 raste që ish-bashkëpunëtorët janë propozuar për zgjedhje apo emrim në funksione të larta publike apo edhe emrat e tyre janë sugjeruar për të tituj nderi, dekorata.

Nga 15 kandidatë që figurojnë me gjetje, 12 prej tyre, i përkasin procedurave verifikuese sipas objektit të kërkesave të bashkive si bashkëpunëtorë, ndihmës gjyqtar dhe një si dëshmitar, pra janë shtetas të propozuar për emërtim rrugësh, hapësirash apo dekorim dhe dhënie titulli nderi.

Nëse për t’u bërë pjesë e administratës publike duhet të kalosh filtrin e pastërtisë së figurës, për t’u zgjedhur deputet, marrja e certifikatës nga Autoriteti i Dosjes mbetet në vullnetin personal.

Nga raporti vjetor rezulton se nga 53 parti politike që garuan në parlamentaret e 2025, vetëm gjashtë kandidatë i janë drejtuar autoritetit.

Pavarësisht shkresave të drejtuara gjithë subjekteve politike vetëm 6 kandidatë me iniciativë personale kanë paraqitur kërkesë për verifikim.