... Nami.al

Si “kofini pas të vjelave” – IMT shemb farmacinë pa leje që bllokoi rrugën e zjarrëfikëseve tek pallati që u dogj

Një objekt pa leje pranë pallatit që mori flakë në zonën përballë QSUT-së, është shembur sot nga IMT.

Objekti i ndërtuar pa leje, i identifikuar si farmaci, kishte bllokuar rrugëkalimin dhe pengonte kalimin e zjarrfikëses drejt zonës së zjarrit.

Për shkak të kësaj situate, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit shembi sot ndërtimin pa leje, duke hapur rrugën për mjetet e emergjencës.