... Nami.al

Berisha: Narko-policia godet dhe anëtarin e Këshillit Kombëtar Aulon Kalaja

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar policinë për ushtrim dhune ndaj gazetarit dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Aulon Kalaja.

Në një postim në rrjetet sociale Berisha thekson se veprimi është kryer me urdhër të Edi Ramës, duke e cilësuar këtë një “akt kriminal hakmarrës”.

“Narko-policia godet rëndë me urdhër të Edi Ramës, gazetarin, anëtarin e Këshillit Kombëtar, kandidatin për deputet më të votuar të rrethit Krujë, Aulon Kalaja.

Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal hakmarrës primitiv të Edi Ramës”, shkruan Berisha.