...
Partia Demokratike ka thirrur sot në 17 prill pasdite protestën e radhës kombëtare.
Tubimi do të nisë para Kryeministrisë në orën 19.00 dhe sipas lejes së dhënë nga autoritetet shtetërore do të zgjasë për rreth 3 orë.
Në terren janë 1500 efektivë për mbarëvatjen e protestës. Në terren është vetë drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Policia e Tiranës, teksa ka njoftuar se ka ndërmarrë disa masa për menaxhimin e këtij tubimi, ka sqaruar se protesta do të nisë në orën 19:00 dhe do të vazhdojë deri në 22:00 të mbrëmjes përpara Kryeministrisë. Nisur nga ky njoftim, uniformat blu thonë se do të kufizohet lëvizja e automjeteve në disa akse, kryesisht në ato që lidhen me bulevardin dhe godinën e Kryeministrisë.