...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Ponçarë të Devollit.
Shtetasi J.Z. ka goditur me grushte bashkëshorten e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait), duke e plagosur atë në pjesën e fytyrës.
Po ashtu, ai ka marrë në dorë një thikë dhe ka tentuar ta gjuajë në trup. E plagosura u dërgua në spitalin e Bilishtit ku ka marrë ndihmën mjekësore.
Ndërsa nga ana e komisariatit të Devollit u bë arrestimi i autorit për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.