... Nami.al

EMRI/ E dënuar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Kapshticë 55-vjeçarja

Policia kufitare e Kapshticës ka arrestuar një shtetase të shpallur në kërkim për për shfrytëzim për prostitucion, në rrethana rënduese

Në pranga u vu shtetasja Fëllëzë Saliaj, 55 vjeçe, banuese në Patos.

Gjykata e Apelit e Vlorës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit për dënimin e kësaj shtetaseje, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi për prostitucion”, në rrethana rënduese. Në vitin 2005, shtetasja Fëllëzë Saliaj ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase tjetër.