... Nami.al

Terrorizoi rrethinat e Shkodrës me breshëri armësh, pranga 43-vjeçarit

Dalin detaje nga aksioni i policisë mbrëmjen e kësaj të mërkure në periferinë e Shkodrës.

Në rrugët e qytetit u panë forca të shumta të policisë të cilat ushtronin kontrolle në mjete të dyshimta. Mësohet se në pranga ka rënë Balil Murataj 43 vjeç.

Ky i fundit terrorizoi zonën e Bardhajve në njësinë “Rrethina” gjatë gjithë pasdites së sotme. Në lëvizje e sipër me automjetin e tij, ai qëlloi disa herë në ajër me armë zjarri.

Pas sinjalizimeve nga banorët, policia vendore e Shkodrës beri arrestimin e tij ndërsa në mbështetje të bluve lokalë shkuan edhe forcat RENEA.