... Nami.al

Del fotoja/ Me pranga në duar, momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit në Rinas

Foto më lart tregon Jamarbër Malltezin me pranga në duar, në momentin që nxirret nga ambjentet e Rinasit ndërsa shoqërohet nga dy efektivë për në furgonin e policisë.

Malltezi u arrestua në ambjentet e aeroportit ndërsa priste bashkëshorten e tij, Argita Malltezin për cështjen e privatizimit të klubit Partizani.

Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se Malltezi nuk u thirr asnjëherë në SPAK, ndërsa prokuroria e cështjes i kishte sekuestruar kompjuterin e tij.