... Nami.al

PAMJET/ Përplasje të dhunshme mes tifozëve pas derbit Partizani – Tirana

Pamje të dhunshme janë shpërndarë në rrjetet sociale të filmuara në rrugët e kryeqytetit, pas përfundimit të derbit Partizani – Tirana të fituar nga “të kuqtë”.

Grupe të tifozëve janë përplasur me njëri – tjetrin duke shkaktuar kaos dhe rrëmujë.

Në video duken se si tifozët janë konfliktuar në afërsi të stadiumit “Air Albania”.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të shmangur degradimin e situatës. Mësohet se uniformat blu kanë shoqëruar disa tifozë.