... Nami.al

Krim brenda familjes, gruaja shtatzënë godet me thikë partnerin në Kombinat

Bashkëjetuesja ka qëlluar me thikën e bukës bashkëjetuesin e saj, Erald Tosku pas një konflikti në banesë.

Fillimisht gruaja është konfliktuar me burrin për motive të dobëta dhe më pas e ka qëlluar me thikën e bukës burrin, ky i fundit është transportuar në spital dhe pas ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut.

Policia ka shoqëruar në komisariatin nr.6 autoren e krimit ku edhe i ka marrë deklaratën, por nuk e kanë arrestuar sepse kishte fëmijën 1 vjeç dhe ishte edhe shtatzënë 6 muajshe.