... Nami.al

Deputetët e opozitës bllokojnë nisjen e seancës, Berisha futet live në Facebook: Është fillimi i rezistencës

Deputetët e opozitës kanë bllokuar nisjen e seancës së Kuvendit, ndërsa ish-kryeministri, Sali Berisha ka zgjedhur një formë alternative për të komunikuar me publikun.

Ai është futur “LIVE” në rrjetin sociale Facebook, praktikë e ndjekur nga ai edhe më parë në Kuvend.

“Do vazhdojmë, është fillimi i rezistencës. Fillimet e një rezistence që nuk do ndalet më. Deputetët e opozitës fillojnë sot qendresën e tyre pemamente, sepse ky parlament është shndërruar në një institucion personal të Edi Ramës dhe Lindës që e drejton këtë institucion në mënyrën më amorale. Kemi dorëzuar gjatë këtyrë dy viteve 31 ligje dhe rezoluta të cilat Edi Rama me “Lindën” e tij i mban në sirtar dhe nuk lejon që ato të vijnë të shqyrtohen dhe të diskutohen në parlament. Pas komisionit hetimor parlamentar të djegësva në të cilën Edi Rama dilte i implikuar bashkë me një pjesë të nomoklaturës së tij, deputetëve të opozitës u është hequr e drejta për komisionet hetimore. Janë kthyer 5 nisma për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare”, u shpreh Berisha.