... Nami.al

Aksidenti tragjik i merr jetën futbollistit 23-vjeçar shqiptar në Barcelonë (Foto-Emri)

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 23-vjeçarit shqiptar në Barcelonë. Mësohet se viktima është i riu Klaudio Mirashi.

Ai ishte duke udhëtuar me një mjet tip Mercedes Class A, kur u përplas me një kamion. Një copë metalike iu shkëput kamionit dhe ra mbi xhamin e përparmë të mjetit ku po udhëtonte i riu.

I apasionuar pas futbollit, 23-vjeçari ishte sulmues. Ai luajti për klubet e futbollit si: Villorba, Treviso dhe Kievo, deri në momentin që pësoi një dëmtim të rëndë.

I riu ishte diplomuar në institutin Xhorxhi në Treviso.