... Nami.al

Shkrumbohet nga flakët banesa në Vlorë, shpëtohen familjarët

Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Vlorë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajro Çakërri, kur brenda banesës ndodheshin edhe familjarët. Për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë menjëherë zjarrfikësit.

Personat që ndodheshin brenda banesës u nxorrën pa lëndime ndërsa zjarrfikësit vijuan për të shuar flakët.

Pas shumë përpjekjesh, zjarri u shua por banesa është djegur krejtësisht bashkë me orenditë. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.