...
Teksa protestuesit vijojnë për të 26-ën ditë radhazi tubimet e tyre dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të tërhequr vëmendje.
Pasditen e kësaj të enjteje, Rama ka ndryshuar fotografinë e profilit dhe imazhin e kopertinës në llogarinë e tij në Facebook, duke vendosur flamingot, simbolin që është identifikuar tashmë gjerësisht me protestën e nisur në mbrojtje të zonës së Zvernecit.
Lëvizja ka tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale, ku është komentuar gjerësisht nga komentuesit.
Flamingoja, e cila u bë simbol pas përplasjes në Zvërnec dhe mbrojtjes së zonës së Nartës, është shndërruar tashmë në emblemën e një lëvizjeje që ka tejkaluar çështjen e një projekti turistik dhe është kthyer në një revoltë më të gjerë kundër qeverisë.