... Nami.al

“4 zyrtarë të lartë të dënuar”, Altin Dumani paraqet në Kuvend raportin e SPAK për 2022

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Kuvend punën e këtij institucioni gjatë vitit 2022.

Ai tha se gjatë këtij viti janë dhënë dënimet për 4 ish-zyrtarë të lartë ndërsa janë hetuar 24 procedime penale me 25 persona nën hetime.

Po ashtu ai tha se është rritur gama e databasave shtetërore ku SPAK ka akses të drejtpërdrejtë.

“SPAK vijon të konsideroj thelbësore pavarësinë e saj institucionale në përputhje të funksioneve të saj kushtetuese. Është në proces miratimi dhe rregullorja për sistemin e vlerëesimit të rezultateve t ë punës dhe integritetit të hetuesve në Byronë Kombëtare të Hetimit . SPAK po krijon një sistem për digjitalizimit të informacionit dhe të dhënave që lidhen me procedimet penale. Synojmë që në vitin 2023 të fillojë faza eksperimentale e këtij sistemi. Ka një rritje të procedimeve penale dhe konkretisht janë regjistruar 28 precedime penale me 34 persona në hetim.

Ka një rritje të përdorimit të hetimeve pro-aktive në 122 procedime penale. Është rritur gama e databaseve shtetërore ku SPAK ka akses të drejtëpërdrejt. Shumë verifikime i bëjmë direkt nga SPAK. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme nga Gjykata e Posaçme nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, gjatë vitit 2022 janë dhënë katër vendime dënimi me katër persona që ish-zyrtarë të lartë . Ndërkohë në periudhën 2020 -2022 rezulton se në total nga SPAK janë hetuar gjithsej 24 procedime penale me 25 persona në hetim, ndaj ish-zyrtarëve të nivelit të lartë, ku përfshihet ish-gjyqtarë, dhe ish-kryetarë bashkie.”- tha ai.