...
Kryetari i dorëhequr i bashkisë së Kukësit Safet Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, pas publikimit të videos ku shihej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin me të cilën bisedon më pas edhe për një tender për sterilizimin e qenve.
Vetë Gjici pretendoi se nuk ka shkelur ligjin dhe se ra pre e një kurthi të ngritur nga “ata që nuk e duan”.
Mësohet se Prokuroria e Posaçme (SPAK) po kryen veprime hetimore nëse ka persona të tjerë që kanë bashkëpunuar me Alma Kaçin për të realizuar videon me qëllim shantazhimin e ish-kryebashkiakut.
Ky i fundit ka ankimuar masën e arrestit në burg në gjykatën e Apelit me argumentin se nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit. Sipas Safet Gjicit tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga bashkia e Kukësit.
Ndërkaq Kaçi në dëshminë përballë Gjykatës së Posaçme, tha se “nuk ka bashkëpunuar me asnjë person për të realizuar videon”.
SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona të tjerë që kanë ndihmuar Alma Kaçin për të realizuar videon me qëllim shantazhimin e ish-kryebashkiakut.
Hetuesit pritet të marrin sërish në pyetje 40-vjeçaren për të cilën ka dyshime se nuk po tregohet e sinqertë mbi këtë ngjarje.