...
Në mediat në Kosovë është shpërndarë lajmi se djali i Aleksandër Vuçiç, Danilo Vuçiç është ndaluar nga Policia e Kosovës.
Arsyeja thuhet se ai është parë me një mbishkrim nacionalist serb në bluzën e tij, ku shkruhej se “dorëzimi nuk është opsion”. Sipas raportimeve, atij i është kërkuar të largojë bluzën e cila mbante mbishkrime anti-Kosovë.
Lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, megjithatë një video qarkullon në mediat e Kosovës ku pretendohet se është ndaluar makina me të cilën po udhëtonte Danilo Vuçiç.