... Nami.al

Video/ Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, autobusi përplas për νdekje një person

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit, në afërsi të Rubikut.

Një autobus me targa të Kosovës ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë. Nuk dihet ende identiteti i personit që humbi jetën.

 

 

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka rrethuar zonën ku ndodhi aksidenti tragjik. Blutë po hetojnë shkaqet e aksidentit fatal që i mori jetën një personi.